Vjen humbja e parë për Realin e Madridit

08/11/2015 22:30

Real Madrid ka pësuar humbjen e parë sezonale. Skuadra e drejtuar nga Rafa Benitez është mposhtur nga Sevilla me rezultatin 3-2 në “Sanchez Pizjuan” dhe do të shkojë në “Klasiken” ndaj Barcelonës me 3 pikë më pak në klasifikim se “blaugrana”-t.

Sergio Ramos kaloi në avantazh madrilenët me një roveshatë të mrekullueshme, por vendasit përmbysën gjithçka me golat e Immobile, Banega dhe Llorente.

James Rodriguez shënoi në sekondat e fundit të takimit një gol që vlen vetëm për statistika.

Top Channel