“Plako t’majt e jotja” në Korçë

09/11/2015 08:30

Aktori i njohur i skenës dhe ekranit, komediani Gent Hazizi, ka mbërritur në qytetin juglindor të Korçës, ku të dielën solli humorin e tij të veçantë.

Pas suksesit të arritur në kryeqytet me “stand up comedy”-në e tij me titull “Plako t’majt e jotja”, aktori ka zgjedhur Korçën si destinacionin e radhës për të vënë në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” shfaqjen më të fundit, shkruar nga Ard Islami dhe vetë aktori.

Vepra “Plako t’majt e jotja”, ku “lufta e përditshme në familje, ku lekët që nuk dalin asnjëherë, gruaja që vetëm ankohet, kërkesat e panumërta të fëmijëve, dhe propaganda politike”, u shfaq për publikun të dielën në orën 19:00.

Top Channel