Fier, arrestohen dy të dehur; goditën personelin e spitalit

09/11/2015 08:50

Policia e Fierit ka arrestuar dy persona, të cilët në gjendje të dehur kanë goditur personelin e urgjencës së spitalit.

Janë vënë në pranga 25-vjeçari Sokol Lipa dhe 30-vjeçari Fatjon Muskaj.

Gjithashtu, gjatë arrestimit ata kanë kundërshtuar me dhunë edhe punonjësit e policisë.

Top Channel