Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur prishjen e disa ndërtimve pranë stadiumit “Loro Boriçi” të Shkodrës, stadium i cili i është nënshtruar një rikonstuksioni të plotë dhe në fund të muajit shkurt pritet të inaugurohet.

INUK-u, i mbështetur dhe nga shërbimet e policisë, ka ndërhyrë duke shembur disa objekte kryesisht mure rrethuese e njësi tregtare.

Aksioni i INUK-ut është kundërshtuar nga ata pronarë objektesh të cilët pretendonin se ishin me leje, duke kërkuar dëmshpërblim.
 
Prishja e ndërtimeve pranë stadiumit mësohet se do të vazhdojë deri në çlirimin e hapësirave rreth stadiumit.

Top Channel