Transporti i mbeturinave në Gjirokastër, mjetet janë të para viteve ‘90

09/11/2015 00:00

Bashkia e Gjirokastrës nuk ka kryer asnjë investim për të paktën 15 vite në shtimin apo zëvendësimin e mjeteve që kryejnë transportin e mbetjeve drejt vendgrumbullimit kryesor.

6 mjete, prej të cilave 2 kineze prodhim i para viteve ‘90 janë pothuajse të papërdorshme. Ato përveçse nuk plotësojnë asnjë standart teknik, me përjashtim të 2 prej tyre ,nuk janë automjete teknologjike. Vetëm përgjatë 2 viteve të fundit bashkia e qytetit ka shpenzuar për mirëmbajtjen dhe shërbimet teknike të tyre 2,7 milionë lekë. Mjetete aktuale përveçse janë të vjetra, ngelen edhe rrugës.

“Bëhen shumë shpenzime për riparimin e tyre, si rezultat shpenzimet janë të mëdha, sepse dhe pjesët e këmbimit që sigurohen për to janë të viteve ‘90 e përpara”, tha Anastas Sotiri, Zyra e shërbimeve, bashkia Gjirokastër.

Vetëm qyteti i Gjirokastrës prodhon çdo ditë rreth 70 ton mbetje, ndërsa në kushtet e bashkisë së madhe kjo sasi dyfishohet. Qyteti ka gjithsej rreth 300 kontenierë sasi kjo e pamjaftueshme për të mbuluar sidomos hapësirat periferike ndërsa në zonën e ish komunave ky shërbim ende nuk ka filluar të funksionojë.

Top Channel