Rusi, aktivisti u vë flakën dyerve të FSB-së; arrestohet

09/11/2015 00:00

Artisti rus Pyotr Pavlensky, njëkohësisht dhe një aktivist i njohur politik, u arrestua pasi i vuri zjarrit selisë së shërbimit sekret FSB, në Moskë.

Pavlensky lagu me benzinë portën e ndërtesës “Lubyanka” e i vuri flakën, ndërsa ka bërë dhe një foto përpara saj me bidonin e përdorur.

Nuk është hera e parë, që artisti përfundon prapa hekurave për veprime që bezdisin drejtuesit e vendit. Një formë ekstreme proteste, që zgjodhi në 2013-n, e çoi edhe atëherë në pranga.

“Lubyanka” është shtëpia historike e shërbimeve ruse të sigurisë. Ndërtesa është përdorur dikur nga KGB-ja, paraardhësja e FSB-së, e përmban edhe një burg.

Në një deklaratë të tij, Pavlensky thoshte se FSB-ja vepron duke përdorur një metodë terrori të pandërprerë, e kështu ruan pushtetin mbi 146 milionë njerëz.

Top Channel