Quhet Taylor Swift, por nuk është këngëtarja

09/11/2015 00:00

Taylor Swift është emri i tij, por një fotograf nga Siatëlli i duhet të ndryshojë adresën e tij [email protected] në diçka tjetër, pasi mesazhet dedikuar këngëtares 25-vjeçare i kanë mbushur emailin.

“Mbi të gjitha, është interesante se sa e famshme është ajo”, thotë Taylor Swift për DailyMail.

Pavarësisht sensit të humorit, Swift thotë se po mendon të ndërrojë emrin pasi kutia e tij e emaileve mbushet plot. 30-vjeçari thotë se është interesante të lexosh historitë e fansave të këngëtares, apo mënyrën se si ajo i ka ndihmuar më këngët e saj. Letra më me humor sipas tij, është ajo e një fansi që dëshironte që Taylor të shkruante një këngë për të duke ecur me motor në dritën e hënës dhe këngëtarja e ulur pranë tij.

Top Channel