Katalunja hedh hapin e parë drejt pavarësisë; Rajoy premton betejë ligjore

09/11/2015 00:00

Qeveria rajonale e Katalunjës ka miratuar gjatë kësaj të hëne një rezolutë që e ndan këtë rajon nga Spanja, duke nisur kështu të ashtuquajturin udhërrëfyes drejt pavarësisë nga Mbretëria e Madridit, gjë të cilën qeveria qendrore është angazhuar prej kohësh dhe ka premtuar se do ta bllokojë.

Deklarata e mëvetësimit, hapi i parë që sipas partive propavarësisë do t’i udhëheqë ata drejt ndarjes së rajonit verilindor nga Mbretëria e Spanjës brenda 18 muajve, është mbështetur nga shumica e Parlamentit rajonal.

Partitë në favor të pavarësisë së Katalunjës fituan shumicën e vendeve të institucionit ligjvënës në zgjedhjet rajonale të shtatorit të kaluar.

Kushtetuta e Spanjës nuk lejon ndarjen e ndonjë rajoni, gjithsesi, ndaj dhe qeveria e qendrës së djathtë e kryeministrit Mariano Rajoy, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të dhjetorit, ka bërë të ditur se do të synojë urgjentisht bllokimin e kësaj rezolute në gjykatë.

Top Channel