Totozani: Përmirësoni kushtet e policëve të burgjeve

09/11/2015 12:45

Pas ankesës së disa policëve të burgjeve dhe rekomandimeve pa përgjigje dërguar ministrisë së Drejtësisë dhe të Financave, Avokati i Popullit, Igli Totozani, i kërkon kryeministrit Edi Rama përmirësim të kushteve të kësaj kategorie të policisë.

Punonjësit e burgjeve janë ankuar se nuk paguhet shtesa e pagës për oficerët e policisë që transferohen me shërbim jashtë rrethit, punonjësit nuk kanë uniformë prej pesë vitesh, nuk u jepet ushqimi prej 10 vitesh, orët shtesë nuk u janë paguar dhe ndërkohë nuk janë kompensuar as me pushim. Ndër arkesat e tjera është se nuk u paguhet leja vjetore e pakryer për nevoja pune dhe me përjashtim të tre viteve të fundit nuk u është paguar vjetërsia në punë.

Avokati i Popullit i kërkon kryeministrit të ndërhyjë me kompetencat e tij në përmirësimin e kushteve të punës për këta punonjës, që të trajtohen në mënyrë të barabartë me punonjësit e Policisë së Shtetit.

Top Channel