Lunaçek nis vizitën treditore në Kosovë

09/11/2015 00:00

Nënkryetarja e Parlamentit Europian dhe raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunaçek do të nisë këtë të hënë një vizitë në Kosovë.

Ajo do të takohet me përfaqësuesit kryesorë politikë dhe do të mbajë një ligjëratë në Universitetin e Prishtinës.

Të martën, ajo do t’u drejtohet studentëve me një ligjëratë në amfiteatrin e Departamentit të Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, me temë “Kosova dhe proces i integrimit europian”.

Ndërsa më 11 nëntor, Lunaçek do të mbajë një konferencë për mediat në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së, në Prishtinë.

Top Channel