Berat, arrestohet polici që kultivoi mbi 11 mijë rrënjë kanabis

09/11/2015 00:00

Mesditën e së hënës, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në MPB, në bashkëpunim me Policinë e Beratit kanë agjësuar mbi 11 mijë rrënjë kanabis si dhe kanë arrestuar një punonjës policie.

I ndaluari është Ilir Jaho, 34-vjeç, banues në Lapardha, me detyrë trupë shërbimi pranë sektrotit të qarkullimit rrugor në Berat. Po ashtu, janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë, J.J dhe K.J, të dy banues në Lapardha.

Këta të tre dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar mbi 11 mijë rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Bimët u zbuluan në fshatin Lapardha 2, të kultivuara në katër sera. Hetimet po vijojnë për të kuptuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Top Channel