“Mbretëresha” e sporteve njolloset nga dopingu

09/11/2015 17:20

Interpoli dhe autoritetet franceze janë përfshirë në një megahetim për dopingun në atletikë.

Interpol njoftoi vendimin në të njëjtën kohë kur Agjencia Botërore Antidoping këshilloi marrjen e masave ndëshkimore për Rusinë.

Përmes një njoftimi, Interpol bën me dije se po analizohen të dhënat mbi një sërë individësh, zyrtarë të Federatës Ndërkombëtare të Atletikës.

Hetimet janë përqendruar në një kompani të regjistruar në Singapor, llogaritë e së cilës janë përdorur për të korruptuar një sërë zyrtarësh të federatës së atletikës në këmbim të mbylljes së njërit sy ndaj rasteve të dopingut.

Policia franceze ndërmori një aksion kontrolli në banesat dhe llogaritë bankare të disa personave që besohet se ishin të lidhur me këtë kompani, ndërkohë që është ngritur një padi penale ndaj Lamine Diack, ish-president i IAAF-së, që akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Diack dha dorëheqjen nga posti i presidentit të atletikës në muajin gusht të këtij viti.

Dopingu në atletikë mori përmasat e megaskandalit pas raportit të publikuar nga ËADA, e cila kërkoi masa ndëshkuese ndaj Rusisë. Sipas këtij raporti, atletët rusë kanë përdorur substanca të dyshimta gjatë olimpiadës së Londrës në 2012 dhe IAAF, së bashku me federatën ruse të atletikës ishin në dijeni të këtyre substancave, por nuk vepruan.

Top Channel