“Lufta” për të qenë “engjëll” i “Victoria Secret”

09/11/2015 00:00

Mbrëmja e së martës do të jetë njëra nga netët më seksi në televizionet e modës, pasi modelet më të mira do të jenë në pasarelën e “Victoria Secret” për të prezantuar linjën më të re të të brendshmeve.

Rreth 500 modele janë bërë pjesë e audicionit me shpresën për të qenë njëra nga vajzat që do të jenë në eventin e së martës, por vetëm 44 prej tyre kanë arritur të marrin një “po”.

Në mesin e tyre është edhe Kendall Jenner dhe Gigi Hadid të cilat për herë të parë do të përfaqësojnë “Victoria Secret”.

Mirëpo, kjo kompani ka publikuar disa video ku tregohen prapaskenat e këtij audicioni. Lot gëzimi e hidhërimi, emocione dhe vajza që duan të jenë me patjetër pjesë e këtij eventi.

Top Channel