Qeni i qëndron pranë mikut të tij të ngordhur

09/11/2015 00:00

Një foto ku shihet një qen duke i qëndruar pranë mikut të tij të ngordhur, ka bërë xhiron e botës.

Imazhet që kanë ardhur nga Dallas tregojnë qenin e racës “Great Pyrenees”, që zakonisht shërben për të ruajtur bagëtinë dhe origjina e të cilit është pikëirsht nga malet e Pyrennes që ndan Francën me Spanjën, kanë bërë shumë njerëz të lotojnë.

Ky qen po qëndronte pranë një tjetër qeni i cili kishte ngordhur pasi besohet se është shtypur nga një makinë. Madje, besohet se ai e ka tërhequr mikun e tij duke e larguar nga rruga.

Qeni nuk ka lëvizur nga vendi derisa aty kanë ardhur disa vullnetarë nga strehimi i kafshëve të cilët e kanë marrë qenin e ngordhur, e më pas edhe atë.

“Ishte diçka e jashtëzakonshme. Sipas asaj që ne kemi parë, qeni është shtypur nga një makinë në rrugë dhe ky tjetri e ka larguar. Ai ka vendosur t’i qëndrojë besnik mikut të tij deri në fund”, u shpreh Jessy Fairferlick nga strehimi i kafshëve.

Këta të fundit do të presin 72 orë për të kuptuar nëse qeni i racës “Great Pyrenees” i përket dikuj, në të kundërtën do ta dërgojnë në një qendër të specializuar për qentë e kësaj race.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel