Beckham viziton një kamp refugjatësh

10/11/2015 00:00

Ai momentalisht po udhëton në mbarë botën për një dokumentar të ri të “BBC”, por duket se aventura e David Beckham nuk ka qenë aq e bukur për të, pasi ditën e diel, ai ka vizituar një kamp refugjatësh për herë të parë dhe kjo nuk është përjetuar mirë nga ish-futbollisti.

Legjenda e futbollit, ka pozuar me disa të rinj teksa ka takuar disa fëmijë dhe familje që janë zhvendosur në Afrikën Lindore për shkak të një konflikti.

Ambasadori i “UNICEF”, i cili është babai i katër fëmijëve me bashkëshorten Vicoria, është shprehur: “Kjo është hera e parë që unë vizitoj një kamp refugjatësh. Është tronditëse të shohësh se si jeta e fëmijëve “merr tatëpjetën”, për shkak të një konflikti dhe dhune, kështu që mua si baba më qan shpirti të shoh fëmijë që jetojnë në të tilla rrethana të vështira”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel