Mëngjesi në 20 vende të botës

10/11/2015 00:00

Mëngjesi është ushqimi më i rëndësishëm i ditës, që na mban të shëndetshëm dhe plot me energji. Por ushqimi i mëngjesit ndryshon në vende të ndryshme të botës.

Në vendet europiane si Spanja, Franca dhe Italia, ushqimi i parë i ditës është një fetë e shpejtë buke apo një briosh me një kafe të fortë. Ndërsa në Korea, tavolina për mëngjes mbusht përplot njësoj si dreka apo darka.

Kina
Mëngjesi tradicional ndryshon në provinca të ndryshme, por thelbi është kombinimi i byrekëve të skuqur që quhen “You tao” dhe qumështit të sojës. Gjithashtu mjaft të përhapura janë dhe supërat e orizit që kinezët i quajnë congee.

Australia
Australianët i adhurojnë Vegemite, aq sa i hanë çdo ditë. Ata gjithashtu hanë shumë fruta dhe një farë mëngjesi anglez. Vegemite është një tip salce tipike australiane që bëhet nga ekstrakti i majasë së birrës, perimet dhe erëzat.

Brazil
Një kafe e fortë dhe qumësht, që shoqërohet me një pjatë me djathë bukë e proshutë. Feijoada është një supë e hollë që bëhëet me fasule të zeza dhe mishëra të ndryshëm, dhe shërbehet në mëngjes.

Kolumbi
Mëngjesi në Kolumbi bëhet nga arepa, një kek i vogël misri që shërbehet thjesht me gjalp dhe me vezë, qumësht apo reçel.

Kubë
Mëngjesi tipik në Kubë është një bukë e thekur me gjalpë dhe një kafe me qumësht.

Angli
Mëngjesi i bollshëm anglez përfshin vezë, salçiçe, proshutë, fasule, kërpudha dhe domate.

Francë
Mëngjesi tradicional në Francë është kafe dhe një bagetë apo briosh. Si kubanët edhe francezët ngjyejnë bukën e thekur me gjalpë në kafe.

Gjermani
Gjermanët përfshijnë në mëngjes bukë të freskët, mish të ftohtë, djath vendas, gjalpë dhe reçel.

Indi
Mëngjesi indian varet nga rajonet, por shpesh do të gjeni diçka të tillë, një tabaka që ka chutneys, dips, dhe bukë të ndryshme qëquhen dosa, roti, apo idli.

Itali
Disa italianë e nisin ditën e tyre me një kapuçino dhe briosh me reçel apo çokollatë.

Meksikë
Ushqimi i parë i ditës është mjaft i përzemërt, me pjata si “chilaquiles” apo “huevos rancheros”. Brioshët e ëmbël apo kafetë janë një opsion shumë i rrallë.

Japoni
Mëngjesi tradicional përfshin supën miso, oriz të bardhë në avull, perime, dhe proteina si peshku apo omleta japoneze që quhet “tamagoyaki”.

Rusi
Syrnikit janë mëngjesi i rusëve, një kek i skuqur, i përbërë nga djathtë, kefir (qumësht i fermentuar), maja, dhe kanë madhësinë e një biskote.

Turqi
Një mëngjes tradicional turk përfshin bukë, djathë, gjalpë, ullinj, vezë, domate, kastravec, reçcel, mjaltë dhe kajmak. Gjithashtu mund të ketë suxhuk, një salçice pikante tipike turke, dhe çaj turk.

Spanjë
Pan con tomate, (bukë me domate) e thekur është një mëngjes mjaft popullor në Spanjë. Për trajtim, disa restorante dhe shitës shesin churro, tip petulle.

Afrika e Jugut
Drithëra të ngrohta, apo supë, zakonisht të bëra me misër, dhe që quhet “putu pap”, është mëngjesi në këtë vend.

Korea
Një mëngjes korean ngjan shumë me një darkë koreane. Ka oriz, supë, specialen koreane kimchi, disa tipe peshqish apo viçi dhe disa ushqime që mund të kenë mbetur nga darka e kaluar.

Xhamajka
Ackee, fruti tipik i Xhamajkës, që duket si një vezë e fërguar kur gatuhet, është mëngjesi më i dashur në Xhamajkë. Ajo mund të shoqërohet me perime të skuqura, peshk të kriposur dhe fruta të freskëta.

Suedia
Një mëngjes tipik në një shtëpi suedeze është një sanduiç i hapur që ka brenda peshkt, apo proshutë, djathë, majonezë, perime si kastravec apo domate.

Shtetet e Bashkuara
Dhe në SHBA ushqimi i mëngjesit ndryshon nga rajoni në rajon, por vezët, patatet, proshura apo salçiçet janë një treshe e përbashkët.

FOTO GALERI
1/20
SHBA

Top Channel