Natën e mirë nga Wanda Nara

10/11/2015 00:00

Për Mauro Icardin gjërat nuk po shkojnë fort mirë në fushën e lojës, pasi sulmesi i Interit po has shumë vështirësi në gjetjen e golit. Por situata e tij ndryshon krejtësisht kur bëhet fjalë për jetën private.

Në fakt, martesa duket se po i ecën mjaft mirë futbollistit argjentinas dhe ai mesa duket nuk ngurron ta shfaqë atë. Së fundmi, Icardi publikoi në Twitter një foto të bashkëshortes së tij Wanda Nara pothuajse nudo, duke u uruar të gjithë ndjekësve të tij një natë të mirë.

Për t’u vënë re te koka e shtratit është edhe marka që dallon çiftin aq shumë të përfolur në kronikat rozë: M dhe W.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel