Rruga e Kombit, Haxhinasto: Tarifa e propozuar është nën pesë euro

10/11/2015 11:30

Tarifa e propozuar nga kompanitë që marrin pjesë në tenderin për rrugën e kombit është nën pesë euro. Kështu bëri të ditur ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, pas një takimi me shoqatat e taksive.

“Janë dy oferta për rrugën e kombit, nën asistencën e IFC-së që është pjesë e BB dhe mund të them që në këtë moment po realizohen disa sqarime për ofertën e kompanive. Shumë shpejt do të dalë komisioni me një vendim përsa i takon cilësisë së kësaj oferte, interesit publik të saj. Tarifa e propozuar është nën 5 euro”, tha ministri Haxhinasto.

Në takimin me shoqatat e taksive ai tha se po shihet zbatimi i planit të informaliteti në transport, bashkërendimit të veprimeve që ky shërbim të jetë sa më i rregulluar, sa më i sigurtë dhe sa më cilësor.

Top Channel