Mos e kruaj me Runin!

10/11/2015 12:35

Uejn Runi, futbollisti i Mançester Junajtid, ishte i pranishëm në mbrëmjen e “wrestling”-ut në “Manchester Arena” dhe u bë protagonisti kryesor i “Monday Night Raw” pasi goditi me shuplakë një nga keçistët.

Uejd Barret e ngacmoi shumë sulmuesin e “Djajve të Kuq”, i cili ndodhej në radhën e parë të publikut. Barrett e sfidoi të ngjitej në ring me këto fjalë: “Dua të ndeshesh me mua, por nuk dua që të bësh figurë të keqe përpara djalit tënd të vogël. Megjithëse ti e bën figurën e keqe para djalit çdo javë në fushat e futbollit”.

Runi nuk ktheu përgjigje, por kur Barrett zbriti nga ringu dhe iu afrua, futbollisti anglez e qëlloi me shuplakë, duke marrë ovacionet e publikut.

Top Channel