E kupton që është shtatzënë një orë para se të lindë

10/11/2015 00:00

Judy Brown ishte 47 vjeç kur lindi vajzën që nuk e dinte se e kishte. Gruaja nga Massachusetts u habit kur zbuloi se ishte shtatzënë vetëm një orë para se të lindte një vajzë të shëndetshme.

Judy shkoi në spital me dhimbje të forta barku, por për habi të saj, doktorët zbuluan se ajo ishte shtatzënë dhe ishte duke lindur. Një orë më vonë ajo lindi një vajzë, që bashkë me të shoqin i vunë emrin Carolyn Rose.

“Ishte pak e frikshme të shkoje në spital dhe të mendoje se ishe vërtetë shumë keq. Por të kuptosh që ti po shkon në spital se ke dhimbjet e lindjes dhe do të lindësh…. është e tmerrshme”, ka thënë Brown për ABC News.

Dr. Kimberly Gecsi thotë se është e mundur që nënat të mos e kuptojnë që janë shtatzënë derisa të lindin. Femrat rreth të 40-tave mund të mbeten shtatzënë nëse nuk kanë nisur procesin e menopauzës.

Top Channel