Shkëlqen e dashura e Di Caprios

10/11/2015 00:00

Ai ka qenë në lidhje me disa nga femrat më të bukura në botë, përfshirë Gisele Bundchen dhe së fundmi edhe me Rihannan. Por, nuk është e vështirë të kuptosh se pse modelja Kelly Rohrbach ka fituar “luftën” për zemrën e Leonardo di Caprios.

25-vjeçaja është bërë pjesë e një fushate të re publicitare për markën e njohur amerikane të veshjeve “Free People”.

Modelja duke shumë e bukur në veshjet e kompanisë, edhe pse ka preferuar shumë pak grim.

Fjalët për një lidhje të saj me Di Caprion filluan që në prill të 2014-s, kur ata ishin parë bashkë në një klub nate në Los Anxhelos, por ata u bënë çift vetëm në qershor të këtij viti.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel