Ja disa nga maskat e VIP-ave të përgatitura në shtëpi

10/11/2015 00:00

Yjet e “showbizz”-it kanë lëkurë shumë joshëse, e sigurisht që ato dinë si të kujdesen çdo ditë. Produktet e tyre janë shumë larg buxhetit të shumicës së njerëzve, por ka disa maska fytyre që mund të përgatiten me lehtësi.

Miranda Kerr ka një trajtim që e bën rregullisht në shtëpi. Maskë fytyre me feta të holla kastraveci. Lëngu i tyre thith papastërtitë e lëkurës.

Julia Roberts ka lëkurë të thatë dhe mjalti është mjaft i mirë për të. Vendoseni në fytyrë dhe mbajeni për 15 minuta.

Një tjetër përbërës natyror shumë i mirë është e bardha e vezës, thotë Katy Perry. Përziejeni atë me vaj bajameje, aplikojeni në fytyrë dhe lëreni 10-15 min.

Një maskë shumë e famshme është ajo me avokado. Shumë e mirë për të gjitha llojet e lëkurës, sidomos për atë të thatë. Jessica Biel e përdor këtë maskë.

Luleshtrydhja është zgjidhja ideale për lëkurën e yndyrshme. Maskën mbajeni 5 minuta dhe rezultatet do të jenë shumë të mira. Kjo është ndër maskat e preferuara të Beyonce.

Përzieni një banane, dy lugë mjaltë, pak ujë dhe aplikojeni në fytyrën tuaj për 20 min. Është e jashtëzakonshme për lëkurën e thatë, si të Anne Heathaway.

Emma Watson përdor maskë me papaja. Përzieni një gjysmë filxhani papaja me një lugë çaji mjaltë. Lajeni fytyrën pas 15 minutash.

Të kujdesesh për veten nuk është një ekskluzivitet vetëm i VIP-ave!

Top Channel