Brenda shtëpisë së Donald Trump

10/11/2015 00:00

Kandidati republikan për President të SHBA-ve, Donald Trump shpreson që shpejtë të shpërngulet në Shtëpinë e Bardhë, por shtëpisë së tij në katin e fundit të “Kullës Trump” në Nju Jork, vështirë t’ia kthesh shpinën.

Pamja është e jashtëzakonshme nga kati i 66 i “Kullës Trump” në “Bulevardin e 5”, aty edhe ku banon aktualisht Trump me gruan e tij të tretë, Melania dhe djalin 9-vjeçar, Barron.

Brenda shtëpisë së Trump pothuajse gjithçka është e larë në ari. Tavanet janë shndërruar në vepra arti, ndërsa mobiljet janë të frymëzuara nga e kaluara e lavidshme greko-franceze.

Shtëpia vlerësohet 100 milionë dollarë, por Trump nuk duket se dëshiron që ta shesë, edhe pse ata që kanë paratë për ta blerë, do ta ndërtonin një të tillë sipas shijeve të veta.

Nuk mund të mungojë një porteret familjar si dhe shumë foto të tij apo pjesëtarëve të familjes pranë tryezës së punës. Po ashtu, edhe një foto e babit të Donald qëndron në njërën nga tavolinat e shtëpisë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel