Fiks Fare, rruga e harruar nga shteti

10/11/2015 00:00

Me përfundimin e superstradës Durrës-Tiranë, rruga e vjetër që dikur lidhte dy qytetet më të mëdha të vendit, është lënë në harresë totale nga ana e strukturave shtetërore.

Rruga është në një gjendje të mjeruar, asfalt i amortizuar ku duket që nuk është vënë dorë prej kohësh.

Segmenti rrugor Tiranë-Plepa ka një gjatësi prej 28 kilometrash dhe në këtë rrugë kanë dalje mijëra banorë nga 20 fshatra që ndodhen në anë të saj.

Por, amortizimi i rrugës, mungesa e sinjalistikës rrugore janë një problem i madh për këdo që zgjedh të përshkojë këtë rrugë për të udhëtuar nga Tirana në Durrës apo anasjelltas.

Si distancë, rruga shkurton me 12 kilometra zonën e Plepave dhe frekuentohet kryesisht nga furgona të mallrave apo mjete të tonazhit të rëndë që kanë për destinacion jugun e vendit.

Top Channel