Një i vdekur dhe një i plagosur në aksidentin rrugor të Mulletit

10/11/2015 00:00

Një tjetër aksident rrugor është shënuar orët e mbrëmjes së të martës, këtë herë në Mullet të Tiranës, ku janë regjistruar një i vdekur dhe një tjetër shtetas i plagosur.

Nga raportimet paraprake mësohet se viktimë ka qenë drejtuesi i automjetit të përplasur me një bordurë, i identifikuar me inicialet A.T., ndërkohë që i plagosur rëndë ka përfunduar një tjetër shtetas që ndodhej brenda automjetit në momentin e ngjarjes.

Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërkohë që i plagosuri është transportuar për në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Top Channel