Mos!!! Prap Jennifer Lawrence

11/11/2015 08:55

Ndodh një herë, ndodh dy herë…ndodh edhe tri herë! Jennifer Lawrence është rrëzuar sërish në tapetin e kuq.

Incidenti i radhës i aktores amerikane është regjistruar të martën në Madrid, ku ndodhej me rastin e premierës së filmit “The Hunger Games: Mockingjay Part 2”.

Sigurisht, në një mbrëmje të tillë nuk mund të mungonin kamerat apo aparatet fotografikë që e kanë regjistruar aktoren teksa përpiqet të sistemojë një “avari” në fustanin e vet. Por diçka shkoi keq dhe JLaë u plas në shesh dhe iu desh ndihma e personave që e rrethonin për t’u ringritur.

Kjo është hera e tretë që Jennifer rrëzohet në tapetin e kuq.  Ajo është viktimë e dy incidenteve të mëhershme, që të dyja gjatë ndarjes së çmimeve Oscar, fillimisht në 2013 dhe më pas në 2014.

FOTO GALERI
1/3
Rrezimi i Jennifer Lawrence ne Madrid

Top Channel