Raporti i progresit, Gjosha: Reforma në drejtësi, kryefjala e punës sonë

11/11/2015 13:10

Reforma në drejtësi është kryefjala e punës sonë, është shprehur ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha. Gjatë një deklarate për mediat për raportin e zgjerimit 2015, Gjosha tha se janë vlerësuar arritjet e deritanishme të Shqipërisë.

“Prona, çështje e përmendur në të gjitha progres-raportet, do të jetë çështje që do t’i japë zgjidhje investimeve të huaja në vend dhe do të hapë rrugën për fazën tjetër të vendit, atë të hapjes së negociatave”, tha Gjosha.

Ministrja e Integrimit tha më tej se raporti ka vlerësuar edhe funksionimin e Parlamentit, duke forcuar transparencën për hartimin e ligjeve dhe gjithëpërfshirjen në procesin legjislativ.

Top Channel