Plumba në një restorant në zonën e Dajtit, një i vrarë

11/11/2015 00:00

Një person është vrarë mesditën e së mërkurës në një atentat me armë zjarri në periferi të Tiranës, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në një restorant të njohur në zonën e Linzës, ku 30-vjeçari Etnon Nika u qëllua për vdekje nga një person ende i paidentifikuar, i cili arriti të largohej me shpejtësi.

Policia, me të mbërritur në vendngjarje nisi hetimet dhe bëri të mundur identifikimin e të plagosurit si shtetasi Ismet Gaxherri, pronar i restorantit. Ai u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ndërkohë, në komisariatin përkatës të policisë u shoqëruan disa dëshimtarë, por asnjëri prej tyre nuk ishte në gjendje të identifikonte autorin. Policia shpreson në dëshminë e të plagosurit Gaxherri, i cili pas ndërhyrjes kirurgjikale është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, burime nga unformat blu bëjnë me dije se viktima Nika është një person i skeduar më parë, çka mund të hedhë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel