Rrëzimi i avionit, rojet e aeroportit përdornin detektorë që nuk punonin

11/11/2015 00:00

Teksa autoritetet vazhdojnë hetimet mbi zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ajror në Gadishullin e Sinait ku teoria më e fortë e momentit vazhdon të mbetet ajo e një bombe në bordin e fluturimit 9268 të kompanisë “Metrojet”, një ekip i CNN-it ka parë pjesëtarë të personelit të sigurisë në Sharm El-Sheik të përdorin detektorë dore që nuk punonin.

Pas tragjedisë që mori 224 jetë njerëzish, u morën masa për forcimin e sigurisë në resorten më të famshme të Egjiptit.

Megjithatë, nëpër hotele dhe qendra tregtare, rojet përdorin detektorë bombash të ngjashme me ato të ndaluara për eksport nga qeveria britanike.

Ndërkohë, duke cituar burime nga Departamenti amerikan i Shtetit, gjigandi mediatik amerikan tha më hëret se rrëzimi i avionit rus në Sinai, mund të jetë shkaktuar nga një sasi eksplozivi plastik C4.

Top Channel