Skandali “Benzema-Valbuena”, koha e transkriptimeve

11/11/2015 00:00

Radioja e njohur franceze “Europe 1” dhe gazeta “L’Equipe” kanë zbardhur pjesërisht përgjimet e telefonatave, që inkriminojnë Karim Benzemanë në skandalin seksual dhe shantazhet, që i janë bërë futbollistit tjetër të kombëtares franceze, Mathieu Valbuena.

Në transkriptimet, që kanë rrjedhur prej zyrave të Prokurorisë, zbulohen bisedat mes futbollistit të Realit të Madridit dhe një shoku të fëmijërisë, gjatë të cilave Benzema rrëfen se po mundohet të bindë sulmuesin e Lionit që të paguajë.

Në këtë mënyrë, videoja erotike e Mathieu Valbuenës nuk do të dalë në publik. Kjo telefonatë e bërë nga 3 shantazhuesit është regjistruar, mes të cilave edhe 20 minutat e bëra në 6 tetor. Si për ironi të fatit, si Benzema edhe Valbuena ishin të grumbulluar me kombëtaren.

“I thashë që, nëse do që videoja të shkatërrohet, atëherë duhet të takohesh me mikun tim në Lion. Unë mund të të ndihmoj, pasi nuk ka kopje të tjera. Por ai mendoi se kjo ishte një shaka fillimisht, e më pas u zbeh duke pyetur, nëse mund të dalloheshin tatuazhet në videon erotike”.

Kjo është vetëm një pjesë e vogël e regjistrimeve për shantazhin ndaj Valbuenës. Por, në opinionin sportiv ka ndasi për faktin, përse Benzema tentoi të përfshihet për 150 mijë euro në një krim, kur këtë shumë e fiton vetëm në një javë.

Top Channel