Vazhdojnë përgatitjet e Kombëtares, Hysaj: Në Kosovë jo për shëtitje

11/11/2015 17:00

Vazhdojnë përgatitjet e përfaqësueses kuqezi për dy ndeshjet mqësore me Kosovën, që do të luhet ditën e premte, dhe Gjeorgjinë ditën e hënë. Edhe pse në pamje të parë një ndeshje festive kjo e Prishtinës, lojtarët janë të motivuar të bëjnë më tepër se një shëtitje në këtë takim.

Elsaid Hysaj, mbrojtësi i përfaqësuerses sonë dhe i Napolit, në javën e përfshirjes në formacionin më të mirë të Serisë A, shprehet i gatshëm për të dhënë maksimumin edhe në ndeshjen ndaj Kosovës.

“Rezultati nuk besoj se do të ketë shumë rëndësi, do të jetë më shumë një ndeshje festive për kulifikimin, por gjithashtu do të shërbejë që të provojmë gjëra të reja dhe të përgatitemi sa më mirë për Europian. Besoj se do të jetë një ndeshje e bukur”, u shpreh Hysaj.

Ndërkohë që veç festës, përballja miqësore me Kosovën ka nxjerrë në pah problemet e tifozërive, ku grupimi më i madh i tifozëve kuqezi ka vendosur ta bojkotojë nisur nga fakti i mosnjohjes së dy kombëtareve për shqiptarët.

Por, Ansi Aglli në konferencën për shtyp është mundur t’i bëj thirrje të gjithë tifozëve që të jenë të pranishëm në stadium.

“Mendoj se ai që e ndjen vetën shqiptar duhet të jetë të premtën në stadium dhe jo vetëm aty, por edhe në pritjen e ekipit Kombëtar. Ne kemi bërë maksimumin që të jemi bashkë, pasi ekipi Kombëtar si të thuash ka bashkuar trojet shqiptare”, tha Agolli.
 
Ndeshja mes Kosovës dhe Shqipërisë do të luhet ditën e premte në orën 14:00 në stadiumin e Prishtinës, ndërkohë që përfaqësuesja jonë do të niset për në Kosovë me autobus të enjten pasdite.

Top Channel