Nata e Bardhë, John Newman vjen në Tiranë

11/11/2015 00:00

Një tjetër emër i madh i muzikës botërore do të zbresë në Tiranë, një vit pas performacës së këngëtares Jessie J, në aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të “Natës së Bardhë”.

Bëhet fjalë për kantautorin britanik John Newman, i bërë i famshëm me këngën e tij “Love me Again”.

Ka qenë vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili me anë të një postimi në Facebook ka zbuluar surprizën e parë.

“Pas Jessie J, këtë vit do të na bashkohet për festimet e ‘Natës së Bardhë’ artisti tjetër i famshëm britanik, John Newman. Shpërndaje videon, lajmin dhe sill çdo shok e shoqe në Tiranë, në datën 29 nëntor, ora 18:00”, shkruan Veliaj në profilin e tij në Facebook.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel