Kim Kardashian i plotëson ëndrrën!

12/11/2015 00:00

Kim Kardashian ka bërë që ëndrra e një fanseje britanike të realizohej duke e marrë atë në Los Angeles dhe duke i dhënë mundësinë të jetonte për pak kohë si personazhet e famshëm.

18-vjeçarja Charlotte Heyes, nga Bolton, nuk mund ta besonte kur është ftuar në 35-vjetorin e Kim më 23 tetor.

Studentja ka qëndruar në një hotel me 5 yje, ka marrë rreth 100 dollarë në ditë për t’i shpenzuar dhe madje ka takuar bashkëshortin e Kim, Kanye West.

Charlotte, e cila menaxhon faqen e “KKWUP” në “Twitter”, në fillim ka menduar se ka qenë një shaka në momentin që asistenti personal i Kim e ka kontaktuar në “Instagram”.

“Dëshiroja t’i tregoja të gjithëve, por më thanë se duhet ta mbaja sekret, kështu që i tregova vetëm familjes dhe miqve të mi”, ka thënë ajo.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel