Akuzat për doping, Putin urdhëron nisjen e hetimeve

12/11/2015 00:00

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka urdhëruar nisjen e një hetimi të menjëhershëm pas pretendimeve se atletët rusë kanë qenë pjesë e një programi sistematik dopingu.

Putin foli për herë të parë që pas zbulimit të bërë nga Agjencia Botërore Antidoping ditën e hënë. Ai tha se ka kërkuar një “bashkëpunim profesional” me organet antdoping.

“Beteja duhet të jetë e hapur”, tha Putin. “Një garë sportive është interesante vetëm nëse ajo është e ndershme”

Ndërsa, ministri rus i Sportit, Vitaly Mutko kishte thënë më parë se sistemi antidoping në Britani ishte shumë herë më keq se ai në Rusi, madje ai e vlerësoi atë me zero. Kjo akuzë e Rusisë u hodh menjëherë poshtë nga autoritet britanike.

Vladimir Putin shtoi se ky rast duhet zbardh i tëri dhe për të duhet të dalin përgjegjësit. “Unë i kërkoj ministrit të Sportit dhe të gjithë kolegëve tanë, të cilët janë të lidhura në një mënyrë apo në një tjetër me sportin, për t’i kushtuar kësaj çështje vëmendjen më të madhe të mundshme”, tha Putin, ndërsa tha se është thelbësore që hetimi të zhvillohet brenda Rusisë. 

Antidoping ngriti akuza shumë të rënda ndaj sportistëve rusë për përdorim dopingu, madje kërkoi edhe përjashtimin e tyre nga Lojërat Olimpike të Rio De Zhaneiros të viti 2016. Kjo ka sjellë edhe reagimin e fortë të autoriteteve ruse, të cilat hodhën poshtë këto akuza nëpërmjet një deklarate të zëdhënësit të presidentit Vladimir Putin, Dimitri Peskov.

Top Channel