Shpifja, Bylykbashi: Është në shkelje të standardeve ndërkombëtare

12/11/2015 11:50

Propozimin për dënimin me burg për shpifje dhe fyerje Oerd Bylykbashi e sheh në shkelje të standardeve ndërkombëtare. Ai përmendi një rekomandim të OSBE-ODIHR, sipas të cilit dispozitat aktuale të shpifjes dhe fyerjes në kodin penal duhen shfuqizuar.

“Unë kam këtu raportin e fundit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 21 qershorit, i cili konsideron që dispozitat kundravajtje penale të kodit penal, ato që janë sot, me të cilat u dënua zoti Ristani e Paloka, janë në kudnërshtim em stadardet ndërkombëtare. Konventa ndërkombëtare për të drejtat civile dhe politike që ka të bëjë me lirinë e shprehjes dhe të opinonit. Është më shumë se liria e medias. Është liria e çdo individi për tu shprehur lirisht. Këtë sipas OSBE- ODIHR çdo lloj dispozite penale, cënon këtë të drejtë. Kjo dispozitë sot dhe jo kjo që sjell Edi Rama, është në kundërshtim me këto standarde”, tha Bylykbashi.

Nëse ky ligj kalon tha Bylykbashi, mjafton që një deputet i opozitës të dënohet me gjobë dhe të humbas menjëherë mandatin. “Nëse zoti Rama do të kalojë në Parlament këtë ligj dhe shumë shpejt dhe ligji për dekriminalizimin, mjafton që një deputet i opozitës të dënohet me një gjobë të thjesht, po për krim, se ka sharë lartmadhërinë ai humbet mandatin menjëherë. Çdo gjë, opozitarizmi do të shuhet për shkak se Edi Rama do ta kthejë këtë në një krim. Unë nuk besoj se ky është interesi i shqiptarëve”, tha Bylykbashi.

Top Channel