Avokati i popullit, kundër kriminalizimit të shpifjes

12/11/2015 11:45

Avokati i Popullit i ka dërguar një letër kreut të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafajt, ku shpreh kundërshtimin e tij për përfshirjen e shpifjes si vepër penale.

Avokati i Popullit sugjeron heqjen dorë nga kjo iniciativë ligjore, duke mos e përfshirë shpifjen si vepër penale. Avokati i Popullit thekson se i konsideron si të pamatura dhe të pastudiuara mirë ndryshimet kaq të shpeshta të Kodit Penal. Për këtë arsye, sugjeron që Kodi Penal të shihet njëherë e mirë në gjithë tërësinë e tij dhe të mos pësojë ndryshime të cilat i përgjigjen çdo lloj situate të re që krijohet në vend.

Top Channel