PD e Elbasanit: Krerët e njësive administrative po zgjidhen nga strukturat e PS-së

12/11/2015 00:00

Kryetari i PD, dega Elbasan, Aurel Bylykbashi ka dalë sot në një konferencë për shtyp për të denoncuar procesin e nisur nga Bashkia e Elbasanit, për përzgjedhjen e kryetarëve të njësive administrative.

Sipas Bylykbashit, ky proces është kapur nga strukturat dhe anëtarët e PS dhe në përzgjedhje nuk kanë marrë pjesë anëtarët e Këshillit Bashkiak.
 
“Asnjë përfaqësues i këshillit bashkiak nuk ka qënë i pranishëm në mbledhjet e zhvilluara deri tani. Bile dhe grafiku i takimeve mbahet sekret. Në mbledhje kanë qënë vetëm dhe vetëm ekskluzivitet i administratës së bashkisë Elbasan dhe strukturave të Partisë Socialiste në bazë”, tha Aurel Bylykbashi, Kryetar i PD, Elbasan.

PD dega Elbasan deklaron se nuk do të njohë asnjë nga kryetarët e zgjedhur të Njësive Administrative, madje i bën thirrje Këshillit Bashkiak të mbidhet dhe të kryejë një proces të ligjshëm.

Top Channel