Prishtinë, pas flamujve kuqezi, edhe ato të Kosovës

12/11/2015 00:00

Pas vendosjes së flamujve kuqezi nga tifozeria e Prishtinës “Plisat”, në rrugët e kryeqytetit kosovar ka nisur edhe vendosja përbri tyre e flamujve të shtetit të Kosovës.

Flamujt kosovarë kanë nisur të vendosen pasditen e së enjtes nëpër rrugët e Prishtinës, nga kompania që po merret me organizimin e ndeshjes Kosovë-Shqipëri.

Përfaqësuesja e Shqipërisë pritet të dalë para mediave në Kosovë, në orën 19:30, ndërkohë që zyra e kryeministrit ka njoftuar se, në orën 20:15, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të takohet me ekipet dhe drejtuesit e federatave të të dy shteteve.

Top Channel