Matësat e energjisë, OSHEE: Abonentët pajisen deri në qershor

12/11/2015 00:00

Kreu i OSHEE-së ka thënë se, kompania do të pajisë brenda qershorit të vitit që vjen me matësa të energjisë elektrike të gjithë abonentët, duke hequr pagesën e faturave aforfe.

Por, gjatë kësaj kohë, sipas Ardian Çelës, OSHEE do të nisë edhe disa projekte pilot, siç është ai i kartës me parapagesë për energjinë elektrike.

“Me vendosjen e matësave elektronikë, ne do të hedhim në treg edhe kartën me parapagesë të energjisë, si ajo e telefonit. Jemi në fazë laboratorike, por me vendosjen e këtyre matësave në tremujorin e parë të vitit tjetër, njerëzit mund të blejnë karta për konsum energjie. Sidomos ata që kanë shtëpi të dyta mund ta preferojnë më shumë, pasi do të vendosin kartën brenda matësit kur shkojnë në to dhe do të konsumojnë energji për aq sa kanë nevojë apo aq sa paguajnë”, tha Ardian Çela.

Qeveria, pak kohë më parë paralajmëroi edhe një tjetër projekt pilot, që është ai i matësave inteligjentë, por që ende nuk është jetësuar.

Top Channel