Diamante në vlerë 50 mln £ për 7-vjeçaren

12/11/2015 00:00

Miliarderi nga Hong-Kongu, Joseph Lau ka shpenzuar reth 50 milionë paund për dy diamante të cilëve pasi iu ndryshoi emrat, ia dhuroi vajzës së tij 7-vjeçare, Josephine Lau.

Biznesmeni, që nga “Forbes” radhitet në vendin e 114 në listën e më të pasurve, pagoi për diamantin e njohur si “Hëna blu” 32 milionë paund, ndërsa për një tjetër pink, 18 milionë paund.

Pasi i bleu, miliarderi vendosi t’ju ndryshojë edhe emrat diamantave për nder të vajzës. Diamantin blu e quajti “Hëna blu e Josephine”, ndërsa atë pink “E ëmbla Josephine”.

Kjo nuk është hera e parë që Joseph Lau shpenzon miliona për vajzën e tij, pasi edhe në 2009-n, pagoi 13 milionë paund për një diamant tjetër blu me 7.03 karat që më pas e quajti “Ylli i Josephine”.

Ndërkohë, diamanti i parë që babai pasanik ia bleu vajzës së tij, ishte një pink që kushtoi 18 milionë paund.

FOTO GALERI
1/4
“Hëna blu e Josephine” që kushtoi 32 milionë paund

Top Channel