Korçë, protestë e tregtarëve kundër ligjit të ri për procedurat tatimore

13/11/2015 08:35

Qindra biznese në tregun maqedonas të Korçës, ditën e premte kanë vendosur të mbyllin qepenat e tyre për të dalë në një protestë fillimisht të zhvilluar përpara tregut maqedonas dhe më pas në pazarin e qytetit.

Kjo është protesta e tyre e parë teksa lajmërojnë se këto protesta do të vijojnë dhe nëse nuk jepet një zgjidhje, do të përshkallëzohen dhe në shkallë vendi.

Tregtarët kanë sqaruar se arsyeja më e madhe e kësaj proteste ka qenë për kuponin taktimor dhe gjobat që variojnë deri në pesë milionë lekë për mungesën e kuponit si dhe për heqjen e tendave dhe ndalinin për të reklamuar mallin jashtë dyqanit.

Këtë ata e shohin si një shkelje që u bëhet dhe pengesë për shitjen e artikujve të tyre.

Në një linjë me ta ka qënë edhe nënkryetari i përgjithshëm i biznesit të vogël e të mesëm, Bujar Muça, i cili ka mbështetur protestën dhe ka paralajmëruar se do të ketë përshkallëzim të saj edhe në rang vendi, deri në një grevë të përgjithshme.

Kjo është protesta e parë e bizneseve fill pas hyrjes në fuqi të ligjit për mungesën e kuponit tatimor dhe gjobave që e shoqërojnë atë.

Top Channel