Durrës, sekuestrohen 130 kg kanabis në port

13/11/2015 08:50

Në Portin e Durrësit janë kapur 130 kilogramë hashash që po tentohej të trafikohej në Itali me anë të një trajleri, ndërsa është arrestuar transportuesi.

Bëhet fjalë për 49-vjeçarin Besnik Goxho, banues në Gjirokastër.

Gjatë kontrollit në mjetin e këtij shtetasi, një kamion me targa AA 525 CV, iu gjet sasia e lëndës narkotike, e ndarë në 109 pako.

Top Channel