Njohja si biznes i vogël, protestojnë ambulantët e Fierit

13/11/2015 10:50

170 tregtarë ambulantë në Fier, të cilët tregtojnë në objekte private buzë lumit Gjanica, protestuan kundër vendimit për njohje si biznes i vogël, ndërkohë që prej 23 vjetësh punojnë si tregtarë ambulantë.

Pasi protestuan përpara objektit  ku tregtojnë, ata janë drejtuar në Bashkinë e Fierit, ku kanë kërkuar një takim me kryetarin e bashkisë, Armando Subashin.

Tregtarët kërkojnë dëmshpërblimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytja pas daljes së lumit Gjanicë nga shtrati.

Pas protestës edhe para bashkisë, drejtuesit e këtij institucioni  kanë pritur përfaqësues të kësaj proteste, të cilët parashtruan kërkesat e tyre. Ata janë dëgjuar nga drejtuesit e bashkisë, të cilët ende nuk u kanë dhënë ndonjë përgjigje zyrtare se çfarë do të bëhet me këta tregtarë.

Top Channel