Lorenzo digjet nga motori duke festuar titullin në Moto GP (Video)

13/11/2015 11:20

Jorge Lorenzo nuk arriti të festojë siç duhet titullin tij botëror në MotoGP. Piloti nga Majorka u bë protagonist i një incidenti ndërsa ishte duke festuar përballë tifozëve të tij.

Pasi përshëndeti të gjithë, Lorenzo vendosi menjëherë kaskën në kokë, si në momentin e startit të një gare, duke i dhënë gaz motorit të tij. Por menjëherë ky proces u ndërpre pasi nga Yamaha M1 filloi të dalë tym dhe më pas pak zjarr, duke bërë që 28-vjeçari të largohet menjëherë nga motori.

Festa e kampionit të saposhpallur, i cili u detyrua të shkojë menjëherë në klinikë për të marrë ndihmën mjekësore, përfundoi me një djegie të lehtë të lëkurës në këmbën e majtë.

Top Channel