Fushë Krujë, minë në oborrin e shtëpisë së policit

13/11/2015 11:55

Një minë antitank e pashpërthyer është gjetur mëngjesin e së premtes në oborrin e shtëpisë së një punonjësi policie të komisariatit të Krujës.

Zbulimi është bërë në fshatin Luz të Fushë-Krujës, ku efektivi i policisë ka banesën. Pas shërbimeve policore, në vendngjarje ka shkuar edhe njësia antieksploziv e Tiranës, e cila në përfundim të veprimeve të saj ka konkluduar se mina antitank nuk ka qenë aktive.

Grupi hetimor po heton mbi rastin dhe identifikimin e autorit të vendosjes së minës në oborrin e shtëpisë së shtetasit Lutfi Dervishi, duke u nisur nga ndonjë konflikt i mundshëm personal ose për shkak të detyrës me persona të tretë.

Top Channel