Remitancat në Kosovë, 10 mld euro që nga fundi i luftës

13/11/2015 12:40

Më shumë se 10 miliardë euro llogaritet të jetë shuma që diaspora kosovare ka dërguar në vendlindje që nga përfundimi i luftës e deri tani.

Gjermania vazhdon të mbetet shteti prej të cilit më së shumti dërgohen të ardhurat në Kosovë, e ndjekur nga Zvicra, Italia, Austria, etj.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, të cilave u referohet gazeta “Zëri”, nga viti 2004 e deri më tani nga Gjermania emigrantët kanë dërguar në Kosovë gati 1 miliard euro, ndërkohë që nga Zvicra janë dërguar rreth 600 milionë euro.

Sipas shumës, Italia radhitet e treta për nga dërgesat me rreth 200 milionë euro, ndërsa në vendin e katër vjen Austria me 140 milionë.

Top Channel