Ofensiva për rimarrjen e Sinjarit, kurdët depërtojnë në qytet

13/11/2015 14:25

Një ditë pas nisjes së ofensivës për rimarrjen e Sinjarit nga miliantët e Shtetit Islamik, forcat kurde raportohet të kenë hyrë në qytetin strategjik në veri të Irakut.

Peshmergat janë filmuar duke lëvizur në rrugët e tij dhe duke ngritur në disa godina flamurin kurd. Ofensiva e tyre u mbështet nga ajri prej avionëve të koalicionit ndërkombëtar, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Mësohet se në sulm kanë marrë pjesë rreth 7.500 luftëtarë kurdë, të cilët tashmë kontrollojnë edhe rrugën kryesore që lidh Mosulin në Irak me kryeqytetin e vetëshpallur të Shtetit Islamik, Raka, në Siri.

Top Channel