Reforma në drejtësi, takimi i komisionit të posaçëm

13/11/2015 15:25

Ka nisur në Tiranë takimi me komisionin e posaçëm për reformën në drejtësi. Të pranishëm janë ambasadori amerikan Donald Lu dhe përfaqësuesja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin.

Gjatë fjalës së saj, Vlahutin tha se ka ardhur koha për ndryshime radikale në sistemin e drejtësisë.

“Ekziston frika se kjo reformë nuk do të jetë aq e thellë. Ka ardhur koha për ndryshime radikale në sistemin e drejtësisë”, ka thënë Vlahutin.

Ndërsa ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu tha se reforma duhet të ketë dialog të hapur dhe të sinqertë.

Top Channel