“Saras” publikon librat e rinj

13/11/2015 00:00

Në panairin e librit Shtëpia Botuese “Saras” ka prezantuar dy librat e saj të rinj që ka nxjerrë në treg për lexuesin: “Shkrimtari dhe bota”, nga fituesi i Nobelit në letërsi V. S. Naipaul dhe “Treni i natës” nga Martin Amis.

“Nga librat më të rëndësishëm që ka botuar “Saras” këtë vit, ngashkrimtarët më të rëndësishëm që janë sot në botë, bashkëkohor”, tha Besnik Myftari, drejtor i Botimeve “Saras”.

Sa i përket librit të Naipaul, ai përmbledh një cikel esesh, të cilat autori i ka shkruar duke u bazuar në udhëtimet e tij në botë, përgjate 40 viteve.

“Është një udhëtim i gjatë nëpër botë, por jo vetëm si udhëtim nëpër vende të ndryshme. Po dhe një udhëtim i brendshëm i vetë autorit, një njohje e njerëzve dhe problematikave që ka bota në të gjithë aspektin e saj”, tha Besnik Myftari, drejtor i Botimeve “Saras”

“Gjithkush përfiton prej Naipaul, por një lexues i elaboruar, mendoj unë, arrin të kuptojë shumë gjëra, madje sheh dhe veten e tij në kontekstin shqiptar”, thotë përkthyesi Blendi Lami.

Për herë të parë në Shqipëri botohet një vepër e shkrimtarit anglez Martin Amis. Ai është i njohur në botë si për esetë ashtu edhe për romanet e tij. “Treni i natës”, që sjellin Botimet “Saras”,  është roman thriller e krim, ku në qendër të tij është vetëvrasja.

“Ideja e vetëvrasjes është përdorur thjesht nga autori si lëmshi nga ku shpështjell çdo fije dhe nxjerr problemet e shoqërisë moderne”, rrëfen përkthyesi Fahri Lacka.

“Martin Amis i ka bërë me këtë libër një eksplorim mendjes njerëzore”, thotë Alda Bardhyli, kryeredaktore Botimet “Saras”.

Sa i përket përkthimit në shqip: “Veçoria tek ky libër është përdorimi i zhargonit, zhargon i cili i jepet në kuptimin bashkëkohor si me qënë në rrugët e Tiranës”, bën të ditur Bajram Peçi, administrator i përgjithshëm i Botimeve “Saras”.

Shtëpia Botuese “Saras” do të sjellë për lexuesin edhe vepra të tjera nga Naipaul dhe Amis.

Top Channel