Kosovë, Veseli fton mbledhje kryesie të hënën

13/11/2015 00:00

Duke qenë se kjo javë kaloi pa asnjë seancë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ftuar për të hënën e javës së ardhshme mbledhjen e Kryesisë, për të caktuar datën e seancës së ardhshme plenare.

Për arsye të bllokimit të punës së Kuvendit nga opozita, deri më tani janë grumbulluar dhjetëra pika rendi dite, të cilat kryeparlamentari Veseli i ka propozuar për seancën e radhës, por që për datën e saj duhet të vendosë Kryesia.

Edhe pse Gjykata Kushtetuese ka vendosur për pezullimin e marrëveshjes me Serbinë deri në vendimin e saj përfundimtar, partitë opozitare vazhdojnë të këmbëngulin që Kuvendi të zhvillojë seanca plenare, duke kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa të heqë dorë nga marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Top Channel